Xhevdet Maloku nga Fjala ka premtuar hapjen e një fabrike të çajit në Podujevë.
Maloku në debatin e organizuar në RTV Dukagjini, ka thënë se me hapjen e kësaj fabrike do të punësohen mbi 400 punëtor.
“Gjatë mandatit tonë qeverisës, përkatësisht në vitin e parë qeverisës është planifikuar ndërtimi i një fabrike për prodhimin e çajrave të ndryshme siç janë kamomili, menta dhe çajrat me fruta.
Përmes ndërtimit të kësaj fabrike ne mendojmë të rrisim numrin e të punësuarve dhe siç është paraparë në projektin tonë i cili është në fazën përfundimtare parashihet punësimi i 270 punëtorëve në vitin e parë, në vitin e dytë plus 70 punëtorë dhe në vitin e trete plus 70 të tjerë, gjithsejtë 410 punëtor brenda tri viteve”, ka thënë Maloku.