Aktori llapjan Ismet Shala -ZUKI është i vetmi aktor shqiptar i cili po merr pjesë në serialin e famshëm Zvicran të filmit në Kanton AArgau i cili transmetohet në programin televiziv “SRF 1”, njofton Llapi.info.
Shala e luan rolin e policit zviceran në serialin që quhet “Der Bestatter” ku si polic roli i tij është hetues i ngjarjeve në atë qytet.
Shala për Llapi.info ka treguar se ka arritur të bëhet pjesë e këtij serialit falë pjesëmarrjes së tij edhe në role tjera filmike.
“Unë kam luajtur role edhe në filma tjerë, ku regjisorët e këtij seriali më kanë parë dhe ju kam pëlqyer për këtë rol. Më kanë thirrur dhe tani jemi duke bashkëpunuar mirë.”, tha Shala.
Më tej ai ka treguar se pjesë e këtij filmi janë gjithsej 40 aktor ku i vetmi shqiptar është Shala. Ai ka treguar se për këtë ndihet krenar që një shqiptar merr pjesë në një serial të famshëm në Zvicër.
“Pjesë e këtij filmi janë 40 aktorë të tjerë, ku prej tyre vetëm unë jam Shqiptar. Si i tillë unë ndihem krenar sepse një shqiptar ka arritur të hyjë në një serial i cili ndiqet mjaftë shumë në Zvicër. Bashkëpunimi ynë me gjithë aktorët tjerë është shumë i mirë”, tha Shala.
Foto: