Dega e PDK-së në Podujevë i ka reaguar ndaj njoftimit të sotëm të publikuar nga Veliu në rrjetin social në Facebook ku thuhet se kryetari i nëndegës së PDK-së, në Dumnicë të Poshtme, Ismet Halimi kalon në Lidhjen Demokratike.
PDK ka sqaruar opinionin publik se “Informojmë qytetarët se Halimi shumë kohë më parë nuk ka pasur aktivitet në Partinë Demokratike, dega në Podujevë. Neve, si parti politike e kuptojmë shumë mirë se Agim Veliu është në panikë. Padyshim se kjo nuk do ta shpëtoj nga humbja e sigurt.”, thuhet në reagim.
Më tej kjo parti thotë se Veliu ka politizuar arsimin në komunën e Podujevës ku ka ftuar mësimdhënësit të mos binë sic thuhet në reagim pre e shantazheve te Veliut.
Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë:
Reagim Partia Demokratike, dega në Podujevë reagon ndaj lajmit të sotëm se kryetari i nëndegës së PDK-së, në Dumnicë të Poshtme, Ismet Halimi kalon në Lidhjen Demokratike.
Informojmë qytetarët se Halimi shumë kohë më parë nuk ka pasur aktivitet në Partinë Demokratike, dega në Podujevë. Neve, si parti politike e kuptojmë shumë mirë se Agim Veliu është në panikë. Padyshim se kjo nuk do ta shpëtoj nga humbja e sigurt.
Ne si parti politike edhe para fushatës, por edhe gjatë fushatës kemi sqaruar opinionin publik se Veliu e ka politizuar arsimin në komunën tonë. Kjo është dëshmia më e mirë se si ai në luftë për pushtet shfrytëzon pamëshirshëm edhe mësimdhënësit.
PDK, apelon tek mësimdhënësit e komunës sonë të mos bien prehë e shantazheve të Agim Veliut, se së shpejti pushteti tij do të përfundoj. Halimit dhe të gjithë mësimdhënësve i garantojmë se nën qeverisjen e Hajredin Hysenit do të trajtohen me profesionalizëm dhe asnjëherë nuk do të detyrohen të bëjnë veprime politike si kuadër i arsimit. Sektori per media PDK-Podujevë