Kohët e fundit në Facebook në Podujevë janë shtuar dhjetëra faqe dhe profila të rrejshëm në Facebook të cilët po mbështesin kandidatë të ndryshëm politikë.
Redaksia e Llapi.info ka vërejtur një varg faqesh në Facebook të cilave nuk u dihen zyrtarisht menaxherët e tyre, të cilat janë duke shpërndarë “Fake News” të sponsorizuara në Facebook.
Gjithashtu, përveç faqeve të hapura, janë hapur edhe profila të ndryshëm të rrejshëm të cilët po shkruajnë komente fyese me gjuhë të urrejtjes.
Këto faqe në Facebook të hapura para pak ditësh, po bëjnë “gërdi” në Facebook.
Më poshtë po ua sjellim disa nga këto faqe dhe profila të rrejshëm:
Këta profilë janë hapur të gjithë për një ditë në Podujevë dhe po përdoren për të shpërndarë propaganda: