Lëvizja Vetëvendosje dega Podujevë, po vazhdon fushatën e saj parazgjedhore në çdo vendë të Podujevës.

Kësaj radhe destinacioni i tyre ishte shkolla “Ibrahim Rugova”, ku para shumë qytetarëve llapjanë shpalosen edhe nëj herë planprogramin e tyre.

Bashkë me kandidatin për kryetar të Podujevës, Ajet Potera, ishte edhe deputeti i LVV Albin Kurti, njofton Llapi.info.

Albin Kurti para llapjanëve tha se, Ajet Potera është edhe njeri i luftës dhe i paqës, dhe se me 22 tetor LVV së bashku me Ajet Poterën do ta zgjerojnë fitoren sikurse në Prishtinë me Shpend Ahmeti.

“Lëvizja Vetëvendosje së bashku me Ajet Poterën me 22 tetor do fitojë dhe do ta bëjë Besianën zonë operative të Prishtinës, të gjithë ata që organizuan tubime, me 22 tetor do organizojnë edhe tubimin e fitorës.Fitorën në Prishtinë me Shpend Ahmetin, do ta zgjerojmë edhe në Besianë së bashku me Ajet Poterën” shtoi Kurti.

Kurti tha se qeverisja e Ajet Poterës nuk do të jetë qeverisje e inatit e as hakmarrjes, por do të jetë qeverisje me përgjegjësi, qeverisje për arsim, punësim e bujqësi.