Kandidati i AAK-së për Podujevën, Fatmir Humolli premtoi se do t’i mbështes bizneset llapjane nëse zgjidhet në krye të tyre.
Ai në emisionin “Tribunë Zgjedhore” u shpreh se zhvillimi ekonomik do të bëhet vetëm nëse do përkrahen bizneset e këtij qyteti, pa anime politike.
Ai premtoi se do të hiqen barrierat për bizneset aktuale dhe pë rata biznesmen që dëshirojnë të investojnë në Podujevë, pasi sic tha prodhuesit llapjan tashmë janë të demoralizuar.
Humolli shtoi se Podujeva ka nevojë për 400 serra të rëja, që do të mundësonte zhvillimin e bujqësisë në këtë komunë, duke shtuar se ndihmesat që janë bërë në bujqësi janë bërë vetëm sa për ta shpenzuar buxhetin/ Gazeta Tribuna/