Kandidati për kryetar të Podujeva nga LVV Ajet Potera gjatë tubimit përmbyllës të kësaj partie në Podujevë tha se kjo parti i ka hequr maskën Veliut. Sipas tij, janë publikuar keqpërdorime të buxhetit publik sipas tij, në çdo sferë të jetës, transmeton Llapi.info.
“Ne i hoqëm maskën pushtetit. Keqpërdorimit te buxhetit publik. Demaskuam keqmenaxhimin ne çdo sfere. Ne çdo sektor publik. Demaskuam veprimet abuzive që po bëhen edhe gjate këtyre ditëve me parat publike për efektët e fushatës. Nxorëm para jush faktet e mohueshme dhe të pamohueshme te pushtetit. Punësim partiak. Investime sipas partive politike. Favorizim te individëve e e grupeve të ngushta interesi etj.”, tha Potera.
Potera tha se zotimet e tyre janë gjithëpërfshirëse dhe për të mirën e gjithë qytetarëve të Podujevës.
“Ne gjatë këtyre ditëve shpalosëm rrugën tonë drejt përparimit për një jete me te mire per te gjithë. Zotimet tona janë gjithëperfshirëse. Jane detyrime dhe aspirata per të mirën tonë e të qytetarëve tanë. Ne ishim bashkë ne cdo vend. E çdo kohe qe to identifikojmë hallet e ambiciet e mundësitë tona.”, tha ai.
Mes të tjerash Potera tha se me përvijën e tij do të mundohet ta ndal punësimin familjar në Podujevë ku sipas tij, tokat do të punohen, ndërtimet dot planifikohen, bizneset do të zhvillohen së bashku me qytetin.
Potera ka përmendur Prishtinën ku tha se tani ka radhën edhe qyteti i Podujevës