Kandidati për kryetar të Podujevës Agim Veliu ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.
Veliu sot u takua me punëtorët shëndetësorë, me të cilët ka biseduar për projektet që janë realizuar dhe që do të realizohen në mandatin e ardhshëm.
Sipas Veliut kryesueses është ndërtimi i objektit dhe më pastaj vendimi për themelimin e Spitalit të Podujevës.
Ky është postimi i plotë:
Me punëtorët shëndetësorë biseduam për projektet që kemi realizuar gjatë mandatit dhe planet për mandatin që do ta fillojmë më 22 tetor.
Kryesukses i mandatit është ndërtimi objektit dhe më pastaj vendimi për themelimin e Spitalit të Podujevës.
Do të punojmë shumë në funksionalizimin e tij, ndërsa me prioritet do të angazhohemi në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Do të vazhdojmë me ndërtimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare, në mënyrë që shërbimet shëndetësore qytetari t’i marrë sa më afër.