Deri më tani në zgjedhjet lokale në Podujevë nuk ka ndodhur asnjë incident.
Këtë e kanë bërë të ditur menaxherët e Qendrave të votimit në Podujevë si dhe përfaqësues të KQZ-së në Podujevë.
Fehmi Zeqiri nga qendra më e madhe e votimit në shkollën Ekonomike Isa Boletini tha se në këtë qendër nuk ka pasur asnjë parregullsi.
Naim Salihu nga qendra e votimit në Gjimnazin Aleksandër Xhuvani tha për Llapi.info se në këtë qendër nuk ka pasur asnjë parregullsi ndërsa deri në ora 11:00 kanë marrë pjesë 557 votues.
Vlora Hajdini nga SHM Teknike tha se deri në ora 11:00 kanë marrë pjesë 16.23% votues ose 713 votues dhe se në këtë qendër nuk ka pasur asnjë parregullsi.
Ndërsa Skender Gashi nga Shkolla Shaban Shala tha se deri në ora 11:00 kanë marrë pjesë 12% të qytetarëve dhe se nuk ka pasur asnjë parregullsi në këtë qendër./Llapi.info/