Pjesëmarrja e votuesve llapjanë në zgjedhje deri në ora 15:00 është 32.31% apo 27.083 votues, raporton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i KQZ-së në Podujevë Islam Demolli i cili tha se në Podujevë nuk ka pasur asnjë vonesë në hapjen e qendrave të votimit
“Sipas të gjitha rezultateve që na kanë arritur deri në orën 15:00 kanë votuar 27.083 votues apo 32.31%.
Në ora 07:00 i kemi hapur me kohë, nuk ka pasur asnjë vonesë në hapjen e tyre. Deri tani në këtë moment nuk e kemi asnjë rast cfarë do incidenti më të voglin.”, tha ai.
“Më tej, sipas Demollit, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është sikur në zgjedhjet e kaluara por me një tendencë të rritjes së lehtë kryesisht nga ora 11:00 deri në ora 15:00. Pjesëmarrja është e njëjtë sikur herave të kaluara, kemi një tendenë të rritjes së lehtë, kryesisht nga ora 11 deri në orën 15:00, por presim që nga ora 15:00 deri në përfundim të procesit zgjedhor të rritet cikli i pjesëmarrjes”, tha ai.