Në njërin prej vendvotimeve të Shkollës së Mesme “Isa Boletini” në Podujevë pas numrit të votave ka ndodhur dallaverja brenda listës së Partisë Demokratike të Kosovës.
Indeksonline ka siguruar procesverbalin e klasës “1824/04” ku KQZ-ja thotë se 61 vota janë për PDK-në, për asamble komunale, kurse ndryshe shihet aty.
Sipas këtij dokumenti aty vetëm një person ka 61 vota, e ndërsa totali është gjithsej 122 vota.
Kësisoj, potencialisht dyshohet se është prek procesverbali në këtë klasë dhe fajtorët kryesor dyshohen të dalin komisionerët përkatës.