Në njërin prej vendvotimeve të Shkollës së Mesme “Isa Boletini” në Podujevë pas numrit të votave kanë ndodhur dallavere brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Llapi.info.
Llapi.info ka siguruar procesverbalin e klasës “1824E/04R” ku KQZ-ja thotë se 143 vota janë për bartësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Gashin, ndërsa në formularin e rezultateve del se kandidati për asamble me nr.2 Faik Muqiqi merr 143 vota(të gjitha ato).
Por gjithashtu në formularet e KQZ-së del se janë edhe 282 vota të tjera për kandidatët e tjerë për asamble nga kjo parti, që do të thotë 139 vota më shumë se bartësi i listës.
Sqarojmë se nëse 143 vota i ka pasur Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidatët për asamble komunale nuk kanë mundur ti kenë mbi këto vota.
Kryesues i kësaj klase apo vendvotimi në shkollën Ekonomike “Isa Boletini” del të jetë Agim Hamza, drejtor i shkollës fillore “Enver Maloku” në Podujevë.
Më poshtë ua sjellim dëshmitë e këtyre dallavereve me vota:
Në këtë formular mund të shihni se bartësi i listës Fatmir Gashi nga LDK ka gjithësej 143 vota:
Ndërsa në formularin tjetër mund t’i shihni manipulimet me vota, ku Faik Muçiqi merr 143 vota, dhe mund t’i shihni votat e asambleistëve tjerë që jane 282 vota.