Në raundin e dytë më 19 nëntor, votën e qytetarëve të Podujevës e kërkojnë, Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje.

Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se nuk ka pritur që të jetë në balotazh. “Unë kam pritur të fitoi në raundin e parë, por ka pas shumë kandidatë dhe për këtë ky është rezultati”, tha ai në RTK, në kuadër debatit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 19 nëntorit.

Sipas tij votuesi ka votuar për programin e tij dhe ka votuar për punën e mirë që ka bërë në Podujevë. “Të vlerësohesh në mesin e gashtë kandidatëve dhe të marrësh këto vota është vlerësim”, theksoi ai.

Ai tha se programi i LDK-së, është për zhvillim dhe i përshtatet Podujevës. Veliu premtoi vazhdimin e projekteve nëse fiton besimin e qytetarëve.

 

ZGJEDHJET 2017

DEBATI PËR PODUJEVËN

Publiée par RTK sur mardi 14 novembre 2017