Po i sfidojnë edhe temperaturat nën zero dhe kushtet jo fort të mira infrastrukturore, me qëllimin e vetëm, të bëhen pjesë e Superligës.
Tashmë kanë nisur përgatitjet fizike për të dal sa më mirë në sezonin e ri. Ata besojnë në punën e tyre dhe janë mjaft optimist se do t’ia dalin.
Drejtuesit e klubit kanë arritur të marrin edhe përforcime nga klube tjera vendase, e gjithë kjo për të realizuar synimin e tyre.
Ata janë në dijeni se kushtet infrastrukturore nuk janë në nivelin e duhur, por duket që së shpejti dicka do të ndryshoj.
Pritet që brenda javës së ardhshme përgatitijet të vazhdojnë në bregdetin e Ulqinit.
Llapi.info