Me qëllim sensibilizimin e qytetarëve të Podujevës për përdorim më të madh të biçikletave, Klubi i Çiklistëve të Llapit, ka organizuar sot aktivitetin “Një veturë më pak”.

Shtegu i çiklsitëve ka përfshirë një distancë prej 12.49 km, duke filluar nisja nga sheshi i qytetit të Podujevës për të vazhduar në fshatrat Letanc, Bajqinë, Peran, Obrançë, për t’u kthyer në fund përsëri në Podujevë.

Pjesëmarrësit është dashur të jeni mbi moshën 16-vjeçare dhe të kenë biçikletën e tyre në rregull. Aktiviteti nuk ka qenë garues.

Shpërblim Muçolli, organizator i këtij aktiviteti, tha për portalin “Llapi.info” se numri i pjesëmarrësve ka qenë i papritur.

“Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 100 çiklistë, dhe ne nuk e kemi pritur këtë pjesëmarrje kaq masive. Kjo tregon se edhe në komunen tonë është rritur përdorimi i biçikletave. Ndoshta në një të arfërme do t’i afrohemi përdorimit të biçikletave si në botën perëndimore”, ka thënë Muçolli./Llapi.info

11198963_10207054330222565_197299927_n