Policia e Podujevës raporton se në 24 orët e fundit në rrugën “Vëllëzrit Frashëri” në Podujevë ka ndodhur një vjedhje, me ç’rast janë vjedhur disa pula.

Po ashtu, në 24 orët e fundit ka ndodhur edhe një kanosje mes dy personave në rrugën “Fitorja” në Podujevë.

Sipas policisë, për të dyja rastet janë vetëm ankuesit që janë paraqitur në polici, ndërsa, ende nuk ka ndonjë të intervistuar nga ana e policisë.

Në 24 orët e fundit policia e Podujevës ka arritur të shqiptoj pesë gjoba për kundërvajtje./Llapi.info