Komisioni i Garave njoftoi se stinori vjeshtor do të përfundojë me javen e 18′ që zhvillohen këtë fundjavë.Ndërkohë, më 6 dhjetor, do të zhvillohen ndeshjet e rrethit të tretë të Digitalb Kupës së Kosovës, me çka do të mbyllen garat për këtë vit kalendarik ku Llapi do të ndeshet me Vëllazninë e Pozheranit në Gjilan në kuadër të këtij trofeu, raporton Llapi.info.
E deri te përfundimi i kampionatit Llapi ndeshet këtë të diel me kampionin në fuçi Trepçën 89’ në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti” , ku Llapi ka treguar lojë të mira para publikut vendas në Podujevë, njofton Llapi.info
Kur kan mbetur edhe një ndeshje deri te përfundimi i kampionatit vjeshtor Llapi vazhdon të kryesojë në tabelën e Vala Superligës me 33 pikë të tubuara, dy më shumë se Prishtina që do ndeshet me Feronikelin këtë të shtunë.
Në rast fitoreje ndaj mitrovicasve skuadra e Llapit e udhëhequr nga Batatina do shpallet si kampion vjeshtor /Llapi.info/