Kryetari Podujevës, Agim Veliu, në përvjetorin e 73 të ditëlindjes së Ish Presidentit, Ibrahim Rugova ka thënë se ndihet i lumtur e krenar që ka bashkëpunuar me të gjatë rrugëtimit të tij politik, njofton Llapi.info
“Jam i lumtur dhe krenar që veprova dhe bashkëpunova me të gjatë gjithë rrugëtimit tim politik”,ka thënë Veliu
Tutje Veliu ka thënë se Podujeva Rugoviane e kujton me respekt Presidentin Rugova në ditëlindjen e tij
“Në emër të qytetarëve llapjanë, të cilët e mirëpritën dhe e vlerësuan për së gjalli, dhe vazhdojnë paluhatshëm ta trasojnë rrugën e Tij, rrugën e vetme të sigurte për Kosovën tonë, nga Podujeva Rugoviane me respekt e kujtojmë Presidentin Rugova në ditëlindjen e tij” ka thënë ai.
Postimi i plotë i tij në facebook:
Në përvjetorin e 73-të të lindjes së ideatorit të shtetit të Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, kujtojmë veprën e tij madhore dhe rikonfirmojmë vendosmërinë tonë për ta vazhduar rrugën në shtetndërtimin e Kosovës dhe kultivimin e miqësisë permanente me SHBA-të dhe Bashkimin Europian.
Jam i lumtur dhe krenar që veprova dhe bashkëpunova me të gjatë gjithë rrugëtimit tim politik. Në emër të qytetarëve llapjanë, të cilët e mirëpritën dhe e vlerësuan për së gjalli, dhe vazhdojnë paluhatshëm ta trasojnë rrugën e Tij, rrugën e vetme të sigurtë për Kosovën tonë, nga Podujeva Rugoviane me respekt e kujtojmë Presidentin Rugova në ditëlindjen e tij.