Për rastin e vrasjes në Podujevë në vitin 2016 është arrestuar edhe një i dyshuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, transmeton Llapi.info
Sipas raportimeve të mëhershme, një 25 vjeçar kishte mbetur i vrarë në rr. e Xhamisë, ngjarje kjo që tronditi Podujevën në shkurt të vitit 2016.