Ka përfunduar derbi i kësaj jave pa gola mes Llapit dhe Trepçes 89′, raporton Llapi.info
Llapi e nisi mirë ndeshjen ku rrezikoj në minutën e 13′ përmes Florent Hasanit, ku gjuajtjen e tij u ndali portieri i 89′-shit.
Ndërsa, krejt në fund të pjesës së parë Hamdi Namani shënon por u anulua nga gjyqtari si gol jo i rregullt, me rezultat 0-0 skuadrat shkuan në pushim.
Rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat as në pjesën e dytë e cila krijoi shumë raste shënimi, por që nuk e gjetën kuadratin e portës, shkruan Llapi.info
Me këtë barazim Llapi e mbyll stinorin si kampion me 34 pikë të tubuara dy më shumë se përcjellësi i parë Prishtina, ndërsa Trepça 89′ tubon 27 pikë në vendin e 7-të/Llapi.info