Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh ka bërë të ditur se njësitë policore kanë shoqëruar në stacion tetë të dyshuar meshkuj që kishin mosmarrëveshje mes vete, raporton Llapi.info

Nga ky aksion i policisë në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë,  janë konfiskuar në shtëpitë e tyre  një armë zjarri AK-47 dhe dhjetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Të dyshuarit janë liruar me urdhër të prokurorit, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë, transmeton Llapi.info