Sot në mbledhjen e mbajtur në komunën e Podujevës u betuan kryetari dhe këshilltarët komunal, raporton Llapi.info

Pas mbledhjes inauguruese pas betimit , asamblistët e Vetëvendosjes të udhëhequr nga kryetari Bajram Ajeti, bën homazhe tek shtatorja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Zahir Pajaziti.

Po ashtu ata vazhduan me homazhe edhe te varri i  Hakif Zejnullahut që ishte bashkëluftëtarë i komandantit Zahir Pajazitit.

Më pastaj Asamblistët e Vetëvendosjes dega Podujevë, vizituan varrin aktivistit Mon Balaj.

Kujtojmë që Mon Balaj aktivisti nga Podujeva,  humbi jetën  pas goditjës me plumba gome nga policia rumune në protesten e mbajtur më 10 shkurt të vitit 2007.