Pas disa ditëve me borë e shi, në Komunën e Podujevës janë shfaqur edhe problemet me shembjen e dheut dhe vërshimet.
Njëra pjesë e rrugës e cila lidh fshatin Pollatë me atë Sllatinë të Podujevës, është bllokuar nga shembja e dheut, raporton Llapi.info.
E për ta bërë këtë shoferët duhet kaluar në anën e kundërt të rrugës për të anashkaluar këtë pjesë e cila është e mbuluar me dhe e gurë.
Banorët e kësaj ane thonë se kjo rrugë po paraqet vështirësi sidomos gjatë mbrëmjes, kohë në të cilën edhe deri në afërsi nuk mund të vërehet shembja e dheut.
Kurse, kompania e mirëmbajtjes së kësaj rruge nuk është angazhuar për pastrimin e saj nga mbetjet tashmë e sa muaj./Llapi.info