Z. B nga Burica e Podujevës i cili jeton dhe vepron në Zvicër në ditën e parë që ka mbërritur në Kosovë i janë vjedhur rreth 10 mijë euro gjësende të ndryshme, raporton Llapi.info.

Z. B për Llapi.info ka thënë se në ditën e premte kur edhe ka ardhur në vendlindje i është thyer vetura në parkingun e një marketi në Podujevë nga ku edhe i janë vjedhur gjërat personale.

“Kam ardhur në mëngjes në Kosovë, kurse në mbrëmje kur kam shkuar në ‘Agnesë’ (market) disa persona ma kanë thyer veturën nga ku edhe kanë vjedhur një qante dore të gruas”, tha ai.

Sipas Z. B. në atë çantë i janë vjedhur vetëm dukat me vlerë rreth 4 mijë euro.

“Rreth 4 mijë euro vetëm dukat të nuses. Ka qenë një Iphone 7, një Ipad 4, aparate të tensionit, të temperaturës, patentë shoferi i gruas, plus dritarja e veturës Q5. Në përgjithësi janë rreth 10 mijë euro dëme materiale” ka thënë ai për Llapi.info.