Të martën në rrugën Magjistrale në Podujevë, është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka pasur disa të shtëna me armë zjarri, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës nga i dyshuari mashkull është konfiskuar një pistoletë me gaz ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Llapi.info