Kryetari i NISMA- së dega në Podujevë, Xhemajl Hasani ka reaguar ndaj nënkryetarit të LDK- së, Lutfi Haziri për shkak të komenteve që ky i fundit, sipas Hasanit, i ka bërë në drejtim të tij, njofton Llapi.info.

Më poshtë ja edhe reagimi i plotë i Hasanit

Deklarat për media- reagim ndaj emisionit të Klan Kosova,
Ani se në rrethana normale nuk do të kisha reaguar, po ndihem i obliguar ndaj votuesve të mi në Besianë, dhe mbështetësve e votuesve të Nismës në nivel nacional, për të dhënë një qëndrim ndaj nënçmimit dhe poshtërimit që dy persona ia bënë elektoratit tonë në studio televizive të Klan Kosovës gjatë natës së ndërrimit të motmoteve.
Dy persona të përfolur si homoseksualë, në natën e ndërrimit të motmoteve më thanë “kandidat supersonik”, “kandidat aksidental”, dhe quajtën Nismën “parti aksidentale”. Unë kandidati juaj për Kryetar të Besianës nga radhët e Nismës për Kosovën, Kryetar në ardhje i Komunës tonë pasi të largojmë me sukses klanin e zhvatësve dhe keqpërdoruesve, ju siguroj se do të vazhdoj të jam “supersonik” (fjalë që nuk e kupton as vetë Luta) si për nga puna ashtu për nga retorika.
Z. Kryetar aksidental i Gjilanit, nëse ju keni vështirësi për të më kuptuar nga shpejtësia e të folurit, nuk është problem i imi as i qytetarëve të Besianës; Është problem i juaji personal nëse është e nevojshme që dikush të ju flasë shuuuumë ngadalë në mënyrë që neuronët tuaj ta kuptojnë çka thotë ai person.
Ju dhe shoku juaj i shoqërisë civile mendoni se isha në siklet duke e përsëritur tekstin para pasqyrës, duke mos e kuptuar atë që shihet qartë në video: unë jam duke lexuar një tekst të cilin tashmë e kam thënë shumë herë gjatë fushatës.
Sigurisht që qytetarët e Besianës e kanë kuptuar atë çfarë kam thënë, dhe më vjen shuuuumë shuuuuumë keq që ju nuk e keni kuptuar dhe keni nevojë që ta ngadalësoj dhe thjeshtësoj të folurën për t’u përshtatur me aftësitë tuaj për të kuptuar.
Z. Haziri, unë nuk kam asgjë kundër homoseksualëve, por sinqerisht mendoj se një person me vathë në thinja nuk është personi më adekuat të qortojë ose lavdojë kandidatët për Kryetar të Besianës. Besiana nuk diskriminon njerëzit si ju, por as nuk i merr seriozisht komentet tuaja. Burrat në Besianë e kanë një standard më tradicional dhe konzervator të sjelljes dhe burrnisë, dhe nuk mund të prisni të bien në nivelin tuaj.
Ky personi tjetër që ju asiston në sulmet kundër Nismës për Kosovën, na u referua si “parti eksperimentale”. POR, ky person i njëjtë asnjëherë nuk është matur me votë para qytetarëve, dhe nuk besoj që seriozisht mund të analizojë çka është eksperiment e çka jo. Në fakt, të njëjtit ju mbyll goja para pak javësh nga Kryeministri shqiptar Edi Rama kur një grup i analistëve u bënë bashkë për të sulmuar Shqipërinë ne studio të Klan Kosovës.
Nisma për Kosovën ka dëshmuar se është alternativë e denjë dhe serioze për votuesin konzervator për nga aspekti shoqëror, dhe social për nga aspekti ekonomik, si një parti që kujdeset për vlerat tradicionale shqiptare dhe për një shtet social që prioritet e ka mirëqenien sociale, arsimin, shëndetësinë dhe prodhimin vendor. Ju nuk e kuptoni dhe mendoni që është skandal, por me të vërtetë ne jemi konzervatorë dhe social-demokratë njëkohësisht. E di mirë se është e vështirë për Titistët të kuptojnë këtë qasje politike që kemi ne që jemi ndryshe nga ju.
Sinqerisht ua them se nuk pres që ta kuptojnë orientimin politik të Nismës, apo timin si kandidat, këta dy homoseksualë të studiove që tallen me qytetarët dhe me kalimin e viteve aksidentalisht e kanë gjetur veten në ulëse të Kryetarit të Komunës apo të “analistit” politik.
Mos u brengosni llapjanë të dashur. Ata dy asnjëherë nuk mund të cënojnë vlerat tona të përbashkëta dhe mënyrën tonë tradicionale të jetës!
I juaji,
Xh.H.