Në ditët e ardhshme Llapi mund të përforcohet me një brazilian.
Braziliani me nënshtetësi të Belgjikës, Jansen Da Silva sot ka mbërritur në Kosovë, kurse nesër do të jetë pjesë e stërvitjeve të KF Llapit, transmeton Koha.net.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka konfirmuar se Silva luan si qendërsulmues, dhe nëse arrin të bindë trajnerin Batatina atëherë do të nënshkruajë kontratë me Llapin.