Në pikëkalimin kufitar të Mërdares po vazhdojnë edhe sot kolonat e gjata të veturave.

Kjo si pasojë e numrit të madh të tyre që pas festive të fundvitit po kthehen në shtetet perëndimore ku të njëjtit jetojnë. Me këtë rast, kjo po shkakton kaos shumë të madh në kufi me Serbinë.

Raportohet se sot pritjet për të kaluar kufirin në këtë pikë janë deri në 4 orë.

Ndryshe, edhe pikat tjera kanë qenë të ngarkuara siç është ajo te Dheu i Bardhë ku mërgimtarët presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin.