Partia Demokratike e Kosovës në Podujevë sot ka mbetur pa dy nënkryetar dhe pa sekretar për shkak të dorëheqjeve që kanë ndodhur, raporton Indeksonline.
Dy nënkryetarët e kësaj partie në Podujevë Kadri Avdiu dhe Xhevdet Beselica, si dhe sekretari Naim Çunaku, të cilët janë edhe asambleistë në Kuvendin Komunal në Podujevë sot kanë jep dorëheqje dhe kanë formuar grup te pavarur në kuvendin komunal në Podujevë që quhet G PLUS. /Indeksonline