Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur largimin e Asamblistës Donika Jakupi nga grupi parlamentar dhe të gjitha funksionet e PDK-së, raporton Llapi.info
Kjo është bërë e ditur nga komunikata e siguruar nga Llapi.info, ku sipas tyre arsyeja e marrjes së këtij vendimi nga ana e PDK-së, është se në mbledhjen e mbajtur në Kuvendin Komunal të Podujevës, Donika votoi kundër qëndrimeve të PDK-së.
“Kryesia e Partisë Demokratike dega në Podujevë në mbledhjen e mbajtur me datë 18.01.2018 në ora 18:00 ,merr vendim për largimin e këshilltares znj.Donjeta Jakupi nga grupi parlamentar dhe të gjitha funksjonet e Partisë Demokratike në Podujevë.Arsyeja e marjes së këtij vendimi nga ana e kryesis së degës të PDK-së në Podujevë është se znj.Donjeta Jakup i n ë seancën eKuvendit Komunal të Podujevës të mbajtur me datë 18.01.2018.lidhur me rendin e ditës për zgjedhjen e e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Podujevë votoi kundër qëndrimit të PDK-së” thuhet në njoftimin e PDK-së./Llapi.info