Edhe AAK ka larguar nga partia asamblisten Tringë Sfishten dhe prindin e saj Smajl Sfishta nga kryesia, në mbledhjen e mbajtur sot e thirrur nga kryetari i degës, Fatmir Humolli, raporton Llapi.info
Sipas AAK-së dega Podujevë, kjo erdhi pasi Tringë Sfishta votoi pa miratimin e kryesisë së degës dhe kundër vendimeve të kësaj kryësie, për kryesuesin e Kuvendit Komunal.
Ja postimi i plotë i AAK-së
Pas zhvillimeve të fundit të kuvendit komunal në Podujevë,kryetari i degës së
AAK-së Fatmir Humolli ka thirur mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë ku pikë e vetme e rendit të mbledhjes ishte vota e sotme e këshilltares së AAK-së për kryesusin e kuvendit komunal, votë e cila ishte pa miratimin e kryesisë degës dhe kundër vendimeve të kësaj kryesie.
Në bazë të Statutit të AAK-së ,statuti i antarit të AAK-së pushon me përjashtim ,për shkak të veprimeve në kundërshtim me programin ,qëndrimet dhe vendimet e AAK-së.
Me propozimin e kryetarit Fatmir Humolli dhe me miratimin e 11 antarëve të kryesisë ,kryesisa e degës së AAK-së nē Podujevë mori vendim të përjashtoj nga kryesia Smajl Sfishtën dhe Tringa Sfishtën e cila pas këtij vendimi nuk mund të përfaqsojë më AAK-në pranë kuvendit komunal në Podujevë .
18.01.2017.AAK-Podujevë.