Sot janë bërë 16 vjet kur NATO bombardoi autobusin e shqiptarëve në Urën e Lluzhanit. Për ndër të këtij përvjetori, familjarë dhe miqë të viktimave kanë përkujtuar të afërmit e tyre me kurora lulesh.
Tubimi përkujtimor ka filluar në ora 12:00 dhe ka zgjatur rreth 30 minutash. Ndërsa, policia nuk e ka bllokuar rrugën për atë kohë sa ka qenë përkujtimi.
16 vite më parë NATO bombardoi autobusin i cili po kalonte në Urën e Lluzhanit, me ç’rast u vranë dhjetra shqiptarë që gjindeshin në autobus./Llapi.info