Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, kryetari i komunës së Podujevës, e njëherësh edhe kryetar i degës së LDK-së në këtë qytet, ka njoftuar se u ka ofruar mundësi degës së AAK-së në Podujevë.

Por, Veliu shton se këtë bashkëpunim e ka pamundësuar ndërhyrja e kryetarit të AAK-së në Podujevë, i cili sipas tij i është bashkëngjitur skenarëve të opozitës.

Mirëpo, kryetari i AAK-së në një prononcim për Llapi.info e ka demantuar këtë duke thënë se nuk i ka ofruar asgjë AAK-së.

“Agimi si ka ofru kurgjo AAK-së, i kemi ofru veç bashkëpunim, në vend që me ba marrëveshje me AAK-në, ai ka ba vetëm një kandidati dhe asgjë kerkujt” tha kryetari i AAK-së në Podujevë.