Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka kryer një operacion të suksesshëm në komunën e Podujevës, Drenasit e Shtimes që kishte të bënte me kontrabandim të arit dhe argjendit, njofton Llapi.info
Me këtë rast, ka arrestuar dy shqiptar me shtetësi maqedonase dhe të cilëve u janë konfiskuar disa prova
Ky është njoftimi i policisë:
Njësiti i Hetimeve të Krimit të Organizuar në DHKO pas hetimeve disa mujore me 25.01.2018 ka ndërmarrë një operacion ku janë bastisur katër lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës. Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar katër argjendari dhe një veture e dy të dyshuarve meshkuj shqiptare shtetas të Maqedonisë që dyshohen për kontrabandim me mallra me metale të çmuara (ari dhe argjend) dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore .
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: një veturë, një sasi ari dhe argjendi, dy pistoleta me karikatorë dhe 97 fishekë, dy peshore për matjen e arit, tre telefona mobilë si dhe dokumentacion të ndryshëm që ndërlidhen me rastin.
Dy të dyshuarit shqiptarë me shtetësi maqedonase janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje