Që nga orët e hershme të mëngjesit rruga “Zahir Pajaziti” në qendrën e qytetit të Podujevës është e bllokuar, njofton Llapi.info.

Bllokimi i kësaj rruge nuk është bërë për shkak të ndotjes së ajrit, mirëpo kjo rrugë do të qëndroj e mbyllur për shkak se sot që nga ora 12:00 do të bëhet përurimi i shtatoreve të dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë./Llapi.info