Mëngjesin e sotëm në fshatin Penuhë, është vet-aksidentuar një veturë, raporton Llapi.info

Nga ky vet-aksident përveç dëmeve materiale, edhe drejtuesi i automjetit ka kërkuar tretman mjekësor.

Këtë e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendrës Emergjente të Podujevës.

Sipas tij ‘personi në fjalë ka kërkuar tretman mjekësor por, nuk ka qenë i lënduar, i janë bërë disa fotografime dhe është lëshuar për në shtëpi’ tha mjeku për Llapi.info

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin./Llapi.info