Agim Veliu ka thënë me rastin e zbulimit të shtatorëve të tre dëshmorëve Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës Hakif Zejnullahut, tha se dëshmorët të skalitur në shtatore u kthyen aty nga ku nisën aksionin, raporton Llapi.info
“Sot përkujtojmë gjithë ato gra e burra që ranë në mënyrë që pasardhësit sot të gëzojnë lirinë dhe pavarësinë. Shtatoret e vendosura sot duhet të na shërbejnë si udhërrëfyes për të ardhmen tonë. Heronjtë me veprën e tyre na frymëzojnë të duam atdheun tonë. Sot kur jemi të lirë e të pavarur, Kosova nuk ka nevojë të vdesim për të siç bënë këta heronjë. Rënia në altarin e lirisë është sakrifica më e madhe që mund të bëj një njeri” ka thënë Veliu
Ai shtoi se i përulemi në përjetësi veprës së heronjve tanë/Llapi.info