“Këta burra deshëm apo nuk deshëm i kanë bashkuar Llap e Dukagjin. Është një realitet, sepse vdekja nuk i ka nda e të gjallët nuk bën me i nda.”

Kështu tha sot motra e dëshmorit Edmod Hoxha, Miradije Hoxha në fjalimin e saj me rastin e përurimit të shtatoreve të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës, Ilir Konushefcit dhe Hakif Zejnullahut në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Përveç kësaj Hoxha ka kërkuar edhe nga Komuna e Prishtinës dhe Junikut që shembullin e Komunës së Podujevës për ngritjen e shtatoreve ta ndjekin edhe ato.

“Është obligim shtetërorë edhe i komunave Prishtinë e Junik që të jetësohen. Për Junik dëshira e familjes është shumë e madhe i presim me krahë hapur. Për Prishtinë është obligim sepse kanë qenë studentë, aty janë njoftua. Ju familjarë të të gjithë dëshmorëve po edhe të këtyre trimave bashkë me neve jemi krenarë për jetë e mot” tha ajo./Llapi.info