Fitore Podvorica nga Podujeva jeton së bashku me tre fëmijët e saj në kushte të vështira, pas vdekjes së bashkëshortit tre muaj më parë në një aksident trafiku.
Pas vdekjes së burrit, asaj shumë bamirës i kishin ofruar ndihmë në forma të ndryshme, për të mbajtur familjen, dhe për ta shëruar vajzën e saj 3 vjeare, e cila vuan nga sëmundja e tumorit në kokë. Mirëpo, shtëpia e saj në mëngjesin e së shtunës është grabitur nga hajnat.
Ajo këtë e konfirmoi në një bisedë me Insajderin, duke thënë se shuma e parave të vjedhura kap shifrën e afër 1 mijë eurove.
“Sot para mëngjesit më kanë hyrë hajnat në shtëpi, duke m’i vjedhur të gjitha paratë që m’i kishin dhënë bamirësit. Kjo shumë pak shifrën e 1 mijë eurove. Menjëherë e kam thirrë Policinë dhe kanë ardhë tek unë”, ka thënë Podvorica.
Rastin e kanë konfirmuar për Insajderin edhe rreshteri i Policisë së Kosovës në Podujevë, Fatmir Potera.
“Rreth orës 7 të mëngjesit së Shtunës, Policia e Kosovës, ka marrë një informatë për vjedhje në një shtëpi në qytetin e Podujevës. Ekipi jonë ka arritur në vendngjarje, dhe sipas zonjës së shtëpisë, i janë vjedhur 780 euro para ta gatshme së bashku me portofolin e saj në të cilën kanë qenë letërnjoftimi i të dëmtuarës dhe i burrit të saj të ndjerë. Policia ka kompletuar rastin dhe tani e gjithë procedura është në hetim” ka thënë Potera.