Një veturë zyrtare sonte në ditë vikendi ka qëndruar e parkuar në trotuar përballë teatrit ‘Avdush Hasani’ në Podujevë, raporton Llapi.info

Disa fotografi të siguruara nga Llapi.info shihet se kjo veturë  ka qëndruar e parkuar në këtë hapësirë duke penguar kështu qarkullimin e lirë të këmbësorëve.

Edhe pse në ditë vikendi, kur institucionet shtetërore janë në pushim, shoferin e veturës të tipit ‘Peugeot’ me targa ‘3Z’ nuk e ka penguar ta frekuentoj në këtë pjesë makinën e tij.

Përveç veturës zyrtare në  këtë trotuar siç shihet edhe në fotografi janë të bllokuar edhe nga vetura tjera të banorëve./Llapi.info