Pas reshjeve ditëve të fundit, liqeni i Batllavës është stërmbushur me ujë, transmeton Llapi.info

Disa fotografi dhe video të shpërndara nga faqja e facebookut ‘Komiteti Orllan’, shihet liqeni i Batllavës tashmë ka mbërri nivelin maksimal të ujit

Fotografia e Komuniteti Orllan

Ndryshe, kryeshefi i kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’, Ilir Abdullahu ka bërë të ditur se pas reshjeve të shiut në fundjavë është përmirësuar dukshëm situatat në nivelin e liqenit akumulues të Badovcit dhe të Batllavës.

Abdullahu ka thënë se ruajtja e ujit përfshin të gjitha politikat, strategjitë dhe aktivitete për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore të ujit të freskët.

“Ruajtja e ujit përfshin të gjitha politikat, strategjitë dhe aktivitetet për të menaxhuar në mënyrë të qëndrueshme burimet natyrore të ujit të freskët, për të mbrojtur hidrosferën dhe për të përmbushur kërkesën aktuale dhe të ardhshme të njeriut”, ka thënë ai.

Fotografia e Komuniteti Orllan

Fotografia e Komuniteti Orllan