Drejtoria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Podujevës, ka ftuar fermerët të aplikojnë për subvencionim të serrave me sipërfaqe 100 metër katror, njofton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Vezir Januzi, në rrjetin social facebook. “Ftesë Publike për aplikim në projektin për subvencionimin e fermerëve me serra në sipërfaqe 100 m2.” ka shkruar ai.
Sipas tij përfitues do jenë 100 fermerë. Afati i aplikimit është nga data 05.03.2018 deri më 15.03.2018. Aplikacionet dorëzohen në Qendrën e shërbimit për qytetarë në objektin e Komunës.