Nesër duke filluar nga ora 9 e mëngjesit, do të fillojn aktivitetet që komuna e Podujevës ka organizuar për ndër të 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve dhe të Rënëve.

Së pari do bëhen homazhe përpara varreve të dëshmorëve dhe të rënëve. Ndërsa, nën patronatin e kryetarit të Podujevës, Agim Veliut, do të mbahet masifesimi qendror duke filluar nga ora 14:00 në kompleksin memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës, me ç’rast organizohet një akademi përkujtimore dhe një program artistik./Llapi.info