Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të kupës së Kosovës pasi ka mposhtur rivalin Llapin pas penaltive.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat baras 1 me 1, njofton Llapi.info.
Prishtina e gjeti golin e epërsi në minutën e 107-të dhe vetëm një minutë më pas, Llapi mbeti me një lojtar më pak, kur Berbatovci u ndëshkua me karton të kuq.
Llapi tregoi shpirt luftarak duke e barazuar rezultatin përmes Dakut në minutën e 112, duke e çuar ndeshjen në penallti.
Nga pika e bardhë më të mirë u treguan kryeqytetasit që realizuan tri prej tyre dhe humbën një, ndërsa Llapi realizoi dy dhe humbi tri prej goditjeve./Llapi.info