Pas shembjeve të dheut të ditës së djeshme, sot është lëshuar për qarkullim njëra trase e rrugës Mitrovicë-Shalë e Bajgorës, njofton Klan Kosova.
Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës thonë se nga sot do të qëndrohet aty 24 orë me qëllim që kjo rrugë të jetë e kalueshme. Gjithashtu kompania përgjegjëse po kujdeset që dheu që po rrëshqet të mos e bllokojë më këtë rrugë, edhe pse ka rrëshqitje vazhdimisht.