Pas dorëheqjes së kryetarit të AAK-së në Podujevë, gjatë ditës së djeshme kësaj dege i janë larguar edhe shumica e anëtarëve të kryesisë së AAK-së në Podujevë, njofton Llapi.info.

Dorëheqje kanë dhënë edhe sekretari organizativ, sekretari administrativ dhe disa anëtarë të tjerë të kryesisë.

Largimet në fjalë kanë të bëjnë me qëndrimet e AAK-së lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës dega në Podujevë,siqë jeni të njoftuar Fatmir Humolli ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e AAK-së dhe si pasojë e kësaj dorëheqjen e kanë konfirmuar edhe shumica e anëtarëve të kryesisë së degës së AAK-së në Podujevë,
Gëzim Veseli- sekretar organizativ
Rrahim Haziri -sekretar administrativ
Avni Ajeti -anëtar i kryesisë
Valon Maçedonci -antarë i kryesisë
Shyqeri Kika-anëtar i kryesisë
Abdurrahman Nazifi-antarë i kryesisë dhe kemi edhe tre antarë të tjerë të kryesisë të cilët janë përjashtuar kohë më parë për shkelje statutore.
Në këto kushte kryesia e mbetur e AAK-së në Podujevë prej 4 anëtarve nuk ka më legjitimitet statutor dhe nuk mund të thiren në emër të kryesisë dhe deri në një kuvend të ri të degës nga i cili do të legjitimohen organet e reja drejtuese përgjegjësin duhet ta marr një kordinator që përcaktohet nga qendra e AAK-së .
Mè këtë rast ju njoftojmë se edhe kjo faqe nuk do të fuksionoj deri në zgjedhjen e kryesisë së re pra deri në mbajtjen e një kuvendi i cili në bazë të statutit të AAK-së është i vetmi organ legjitim që përcakton organet drejtuese të partisë,këshillin drejtues,kryetarin dhe kryesinë.