Reshjet e shumta të borës që filluan nga dje e që kanë vazhduar edhe sot, kanë bërë që shumë rrugë në Podujevë të jenë të vështira për qarkullim, raporton Llapi.info

Megjithatë, Shefi i drejtorisë së Shërbimeve Publike në Podujevë Rasim Fejza, ka thënë se të gjitha rrugët në komunën e Podujevës janë të kalueshme.

Fejza ka thënë për Llapi.info se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë duke intervenuar për pastrimin e rrugëve në Podujevë.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme, jemi duke intervenuar nëpër fshatra. I kemi ekipet në terren, vazhdimisht jemi në kontakt me ta për gjendjen e rrugëve. Do të vazhdojë pastrimi i tyre pasi që edhe reshjet nuk janë ndalur” tha Fejza.

Ai shtoi se për mirëmbajtjen e rrugëve në Podujevë në terren janë gjithsej pesë kamionë.

“Për momentin në terren janë pesë kamionë, jemi në kontakt me ta, pa i përdorur të tjerët pasi që nuk ka bllokada. Se kur ka bllokada janë të tjerë kamionë që bëjnë zhbllokimi e tyre.” përfundoi ai.

Përderisa është duke vazhduar të bëhet pastrimi i rrugëve, trotuaret vazhdojnë të jenë të rëndë ku po u vështirësohet qarkullimi këmbësorëve./Llapi.info