Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë konkretisht në fshatin Lupç të Podujevës, raporton Llapi.info
Nga ky aksident i rëndë, kanë mbetur të lënduar 4 persona.
Lëndimin e tyre për Llapi.info e ka konfrimuar Qendra Emergjente në Podujevë, ku tha se të lënduarit janë nisur për Prishtinë.
“Po e kemi marr rastin për aksidentin në fshatin Lupq, ekipet tona kanë dalë dhe të lënduarit janë nisur për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë” tha mjeku kujdestar.