Më 5 maj, ditën kur Komuna e Podujevës po shënonte Ditën e Dëshmorëve dhe të Rënëve, ka ndodhur një incident.

Indeksonline mëson se Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Nexhmi Rudari është sulmuar fizikisht nga Xhemshit Gashi, që ky i fundit ka qenë në manifestim si përfaqësues i shoqatave të luftës.

Një zyrtarë në kushte anonimiteti ka thënë për Indeksonline, se Gashit nuk i kishte pëlqyer programin që ishte organizuar dhe i revoltuar kishte sulmuar drejtorin e arsimit, Rudarin.

Gashit nuk i kishte pëlqyer përzgjedhja e këngëve e as mënyra e organizimit dhe kishte vendosur ta shprehte përmes sulmit fizik.

Indeksonline ka provuar të kontaktojë me Nexhmi Rudarin, mirëpo ka qenë i pa qasshëm.

Ndërsa Avni Ajeti nga kryesia e Shoqatës së Invalidëve të Luftës është distancuar nga veprimet e Xhemshit Gashit, ku sulmin e ka quajtur individual dhe jo në emër të shoqatave të dala nga lufta.

Ajeti ka thënë për Indeksonline se askush nuk mund të kryej sulme në emër të shoqatave të dala nga lufta dhe në emër të familjes së dëshmorëve./Indeksonline