Sipas një studimi të ri pirja e më shumë se tre filxhan kafeje në ditë mund të ndihmojnë në pastrimin e arterieve.
Shkencëtarët nga Universiteti i Sao Paulos zbuluan se njerëzit që pinë më shumë kafe çdo ditë kanë më pak arterie të kalcifikuara, që do të thotë më pak depozita të kalciumit në valvulën aortale në zemrat e tyre.
“Në hulumtimin tonë, kemi zbuluar se konsumi i më shumë se tre filxhan kafeje në ditë ul shanset e kalcifikimit koronar,”-tha autorja e studimit, Andreia Miranda.
Megjithatë ata nuk janë të sigurtë se çfarë e rrit shëndetin e zemrës nga kafja, mund të jetë kafeina ose ndonjë nga vetitë antioksiduese të saj.
Studimi është botuar në Journal of the American Heart Association.